Digjet benzi në bulevard

Një makinë shpërtheu në flakë gjatë ecjes në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë,  pak minuta më parë.

Zjarri u shua shpejt falë ndërhyrjes së një zjarrfikseje.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar, pasi shoferi ka dalë menjëherë nga automjeti tip “benz”, duke kërkuar ndihmë.

Automjeti ndërkohë është djegur në pjesën e pasme dhe pritet të zhvendoset nga stacioni i autobusit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë selisë së qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *