Kryeministri lë shtratin e spitalit, falendëron mbështetësit

Zyra e Kryeministrit njoftoi se shefi i qeverisë, Edi Rama doli sot nga spitali, ku ishte shtruar, pas një ndërhyrje të specializuar për heqjen e apendicitit.

Kryeministri iu drejtua ndjekësve të tij me një status në rrjetet sociale, duke njoftuar se së shpejti do të rikthehej në fushatën elektorale për Zgjedhjet Vendore 2023.

Një falënderim nga zemra kujtdo prej jush, që këto ditë është interesuar për shëndetin tim. Falë ekipit të përkushtuar mjekësor dhe pas ndërhyrjes së suksesshme, sot e lashë spitalin për të vazhduar protokollin  e rikuperimit në shtëpi dhe pa mundur të gjej dot fjalët  e mjaftusheme për t’i falënderar mjekët e infermierët për përkujdesjen e tyre. Besoj se do të kthehem shpejt mes jush edhe njëherë shumë faleminderit për mbështetjen tuaj.

Ju dua shumë, Edi “.

Të hënën, në orët e para të mëngjesit, Kryeministri Edi Rama u shtrua me urgjencë në pavionin e kirurgjisë në Qëndrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, ku iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale për heqjen e apendicitit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *