Shpërthimet, kolona zanore e Kievit
Lyse Doucet/BBC
Dita e tetë e pushtimit rus të Ukrainës.
Pak minuta pas mesnatës, në Kiev sirena e sulmit ajror u ndez përsëri. Qetësia e mesnatës u shkatërrua nga disa shpërthime të mëdha.
Zhurma e tyre është kolona zanore e këtij qyteti tanimë. Në një kryeqytet ku, shumë nuk mund të flenë, u postuan imazhe në rrjetet sociale të një topi të madh portokalli, që ndriçonte qiellin.
Dita zbardhi por shumë e ftohtë dhe me ngjyrw gri. Është një tjetwr mëngjes, qw banorët e Kievit dëgjojnë se, autokolona e blinduar e Moskës, qwndron ende e bllokuar në buzë të qytetit bllokuar.
“Kollona ka bërë pak përparim të dukshëm në më shumë se tre ditë”, tha ministria e Mbrojtjes e Ukrainës në një deklaratë.
Raportet flasin për mungesa të mundshme të ushqimit dhe karburantit, të rrotave të ngecura në baltë, të forcave të trazuara ruse dhe rezistencës ukrainase.
Në buzë të një qyteti të rrethuar, ka raportime për luftime të ashpra dhe në rrugë janë të shpërndara skeletet e djegura dhe të nxira të automjeteve ushtarake.
Në të gjithë Ukrainën, kryebashkiakët dërgojnë përditësime për gjendjen e dëshpëruar të qyteteve të tyre.
Kryebashkiaku Igor Kolykhaiev, i cili dikur kryesonte qytetin port jugor të Kherson-it, postoi një mesazh në Facebook duke informuar banorët se, flamuri ukrainas ende fluturon mbi qytetin e tyre, por se nuk kishte forca ukrainase.
Ai u bëri thirrje trupave pushtuese, të cilat tani kontrollojnë qytetin e parë të madh, të mos qëllojnë mbi njerëzit.
Kryebashkiaku Vadym Boychenko i Mariupol-it, tani nën bombardime intensive dhe në një katastrofë humanitare, që po thellohet raportoi se, sulmet ruse po zmbrapseshin “me dinjitet”.
Më shumë se një milion ukrainas kanë ikur; shumë të tjerë vazhdojnë të luftojnë ndërsa, Rusia përparon dhe sulmon me forcë shkatërruese në veri, lindje dhe jug të vendit. Përkthyer: Rojtar.com