Digjet benzi në bulevard
Një makinë shpërtheu në flakë gjatë ecjes në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë, pak minuta më parë.
Zjarri u shua shpejt falë ndërhyrjes së një zjarrfikseje.
Fatmirësisht nuk pati të lënduar, pasi shoferi ka dalë menjëherë nga automjeti tip “benz”, duke kërkuar ndihmë.
Automjeti ndërkohë është djegur në pjesën e pasme dhe pritet të zhvendoset nga stacioni i autobusit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë selisë së qeverisë.