Bill Clinton presidenti i “shqiptarëve” vjen në Tiranë
Presidenti i 42-të, i SHBA-ve, Bill Clinton mbërriti sot në Shqipëri, në një vizitë, të vlerësuar historike për shkak të admirimit të madh që shqiptarët kanë për Presidentin, që iu bë krah Kosovës në momentet më të vështira të saj.
Përmes protokollit zyrtar është njoftuar se ceremonia e mirëseardhjes dhe nderimi i tij me “Yllin e mirënjohjes për arritjet publike”, do të zhvillohen para godinës qeveritare, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë.
Siç mund ta dalloni nga foto shoqëruese e këtij artikulli, para Kryeministrisë po punohet ende për platformën, ku do të mbahet ceremonia, ndërsa është kufizuar lëvizja e automjeteve.
Ku ceremonial është i hapur edhe për qytetarët, të cilët mund ta mirëpresin nga afër Presidentin dhe të ndjekin protokollin në nder të tij.
Presidenti Bill Clinton pritet të adresojë dhe një fjalë, e komentuar gjerësisht në shtypin e ditës, nga analistë të së majtës, në prognozat e të cilëve lë të kuptohet se do të ketë mesazh për Albin Kurtin dhe zhvillimet në Kosovë.