Kosova i vë traun kufirit, ndalohet hyrja pa test!

Kosova shtrëngon masat anti-covid në kufi.

Të gjithë personat, të cilët kërkojnë të hyjnë në Kosovë duhet të jenë të vaksinuar, ose me testin negativ.

Protokolli i rreptë hyri në fuqi ditën e sotme dhe siç raportojnë korrespondentët e zonave kufitare, shumë shqiptarë të pavaksinuar dhe të pa pajisur me testin negativ janë kthyer mbrapsht në kufi. Nga ana tjetër, dhjetra makina me pushues nga Kosova kalojnë të pashqetësuar kufirin shqiptar, aty ku nuk ju kërkohet as certefikatë vaksinimi dhe as test negativ, edhe pse Kosova ka raportuar shifra të frikshme të infektimeve në dy javët e fundit dhe rritje të viktimave.

Ndërkohë mësohet se Bashkimi Evropian, nga sot, pritet të rivendosë kufizime në udhëtime për qytetarët e Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, për shkak të përkeqësimit të situatës me koronavirus në këto vende.

Shqipëria po ashtu 10 ditët e fundit ka raportuar numër të lartë infektimesh, por asnjë masë shtesë nuk është marrë nga Komiteti i ekspertëve, të cilët telefonin e mbajnë të lidhur me paradhomën e Kryeministrit. Pa iu telefonuar ai, ata nuk prekin protokoll pandemie me dorë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *