Gjykata Kushtetuese pranon të shqyrtojë çështjen e Teatrit Kombëtar
Gjykata Kushtetuese pranon të shqyrtojë vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar, pas depozitimit të kërkesës së këshilltarit ligjor të Presidencës, Bledar Dervishaj për shpalljen si antikushtetues të vendimin për prishjen e teatrit dhe pezullimin veprimtarisë së mëtejshme për ndërtimin e teatrit të ri.
Gjykatësit i tërhoqën vëmendjen institucioneve, qeverisë, bashkisë dhe presidencës për mosparaqitjen në kohë të dokumentave të kërkuara. Më 3 qershor, GJK pranoi kërkesën e Presidencës për paraqitjen e provave shtesë dhe refuzoi kërkesën për thirrjen e dëshmitarëve. GjK kishte caktuar afat për paraqitjen e provave shtesë më 8 qershor dhe me datën 10 qershor dëgjimin e shpjegimeve për provat e reja.
“Ju dhamë kohë qeverisë për të sjellë dokumente. Nuk i sollën në afatet e përcaktuara nga gjykata. Edhe Presidencës i janë përcjellë jashtë afateve. Tërheqim vëmendjen e të gjithëve për mosrespektimin e afateve”, kanë deklaruar gjykatësit.
Vendimi përfundimtar do të shpallet nesër, 16 qershor në orën 10:00.
Presidenca kërkoi shfuqizimin e vendimit për kalimin e truallit nga Ministria e Kulturës tek Bashkia Tiranë dhe vendimin e Këshillit Bashkiak për prishjen e godinës.