“Je e mrekullueshme”! Dalin në ankand letrat e J. Kennedy për të dashurën suedeze

Një seri letrash dashurie, të shkruara me dorë nga Presidenti John F. Kennedy për të dashurën e tij suedeze, po dalin në shitje, në një ankand në Boston.

Letrat intime – drejtuar Gunilla von Post, një aristokrate me të cilën ai u takua pak javë para martesës së tij me Jacqueline Bouvier në vitin 1953 – zbulojnë Kennedy duke e përshkruar kohën me të dashurën si një “kujtim të shndritshëm të jetës së tij”.

Koleksioni me tetë faqe, i cili përfshin një letër të plotë dhe dy mesazhe të pjesshme, vijnë nga koleksioni personal i Von Post dhe pritet të arrijnë shumën prej 30,000 dollarësh. Von Post ndërroi jetë në vitin 2011 dhe, para vdekjes së saj shkroi një libër me kujtime lidhur me marrëdhënien e saj me ish-presidentin, të titulluar “Me dashuri, Jack”.

Shkruar midis 1955 dhe 1956, letrat e dashurisë i paraprijnë presidencës së Kennedy. Ai ishte senator i Massachusetts në atë kohë, dhe shënimet i kishte shkruar me shkrim dore në letrat me logon e Senatit të Shteteve të Bashkuara.

Në to Kennedy reflektoi për udhëtimin romantic të çiftit në Suedi dhe i tha Von Post se ishte “në ankth ” për ta parë, pasi ishte “e mrekullueshme”.

Von Post dhe Kennedy u takuan për herë të parë në verën e vitit 1953 në Kanë, vetëm disa javë para dasmës së Kennedy dhe Bouvier më 12 shtator. Sipas Zyrës së Ankandit, ata më vonë “kaluan një javë shumë të lumtur, duke konsumuar në intimitet marrëdhënien” në Suedi, në gusht 1955 – gati dy vjet pas martesës së Kennedy.

Zyra e Ankandit tha se “përpjekjet e Kennedy për t’i dhënë fund martesës së tij dhe për ta sjellë të dashurën në Shtetet e Bashkuara” u “penguan nga babai i tij që kishte ambicie të mëdha politike për të birin dhe ndjeshmëria e ndërsjellë e Kennedy dhe von Post për abortin e Jacqueline në 1955-ën”

Megjithatë, Kennedy vijoi t’I shkruante të dashurës, e cila do të martohej me një fermer. “Nëse nuk do të vendosësh të martohesh, eja në Amerikë. Je e mrekullueshme dhe më mungon”, shkruante ish presidenti amerikan./ Përshtatur nga CNN.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *