Google: “Kthehuni tek e ëmbëla zyrë” !

Stafi i platformës “Google” u njoftua për t’u kthyer në punë 3 ditë në javë.

Në e-mailin e Drejtorit Ekzekutiv, Sundar Pichai, që siguroi BBC, shkruhej për përfitimet që kishte puna në zyrë.

Për më shumë se 20 vite, punonjësit e Google u kanë dhënë zgjidhje problemeve nga zyra, duke punuar me projekte, por edhe duke konsumuar së bashku kafenë dhe duke u argëtuar gjatë një loje volejbolli dhe në plazhe. Ju mund të zgjidhni ditët që do dëshironit të ishit në zyrë. Ndërsa për disa nga ju, për shkak të profilit të punës mund të duhet të punoni më shumë se 3 ditë në zyrë”.

Ai u shkruante punonjësve të tij se, më shumë se 60% e stafit kishin pranuar të ktheheshin në zyrë, që kur Google i rihapi ato në muajin e kaluar.

Sëfundmi stafi i “Goggle” duhet të aplikojë formalisht nëse do të dëshirojë të kthehet në zyrë, apo të vazhdojë punën në banesë. Punonjësit e “Google” mund të vazhdojnë në këtë formë punësimi deri në shtator.

Për stafin në Indi, Drejtori Ekzekutiv i “Google”, me origjinë indiane, këshilloi që ata të kujdesen për shëndetin e tyre dhe të familjarëve duke ju ofruar të gjithë suportin e kompanisë.

Twitter, ndërkohë i ka njoftuar punonjësit e tij se, ata mund të punojnë nga shtëpia.

Facebook gjithashtu ka vendosur, që stafi të vazhdojë të qëndrojë në shtëpi.

“Google” ishte kompania e parë, që u ofroi punonjësve mundësinë të punonin nga shtëpia, kur nisi pandemia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *