Indi, valë e dytë shkatërrimtare e COVID – 19, 400 mijë raste në ditë
Në Indi u shënuan më shumë se 400 000 rase të reja me COVID-19 të shtunën, për herë të parë ndërkohë që vendi po përballet me valën e dytë shkatërruese dhe procesi në masë i vaksinimit nga shteti është frenuar në disa zona nga mungesa e vaksinave.
Autoritetet raportuan 401 993 raste të reja në 24 orët e fundit, pas 10 ditëve rresht me më shumë se 300 000 raste ditore. Vdekjet u rritën me 3523, duke cuar totalin e rasteve në vend në 211 853, sipas ministrisë së Shëndetësisë.
Rritja e infektimeve ka mbingarkuar spitalet, morgun dhe krematoriumet dhe ka lënë shumë familje duke u përpjekur të gjejnë vetë ilace dhe oksigjen. Edhe pse India është prodhuesi më i madh në botë për prodhimin e vaksinave të COVID-19, mungesa e vaksinave në disa shtete, vështirësoi kryerjen e procesit të vaksinimit për të rriturit. Bengali perëndimor, për shkak të mungesave nuk arriti të vaksinojë fashën e popullsisë 18 – 45 vjec dhe për këtë nuk u lejua askush të fliste për mediat.
Arvind Kejriëal, një zyrtar i ministrisë në Delhi tha se njerëzit nuk duhet të braktisin qendrat e vaksinimit, duke premtuar se “dy ditët në vijim, do të sigurohen më shumë vaksina”.
India ka marrë 150 000 doza vaksinash Sputnik-V doza nga Rusia, ndërsa priten të vijnë miliona të tjera, tha të shtunën ministri i jashtëm indian./Reuters