Kthehen “sirenat” në Kinë, vallëzojnë si në përralla
Sirenat “pushtojnë” lagunën “Ambasador” në resortin e famshëm të Kinës, “Atlantis Sanya”.
Mbi 100 zhytës performuan në një koreografi të magjishme, duke imituar sirenat e legjendave.
Në akuariumin e mbi 80 mijë krijesave ujore, zhytësit “sirena” celebruan tri vjetorin e hapjes së resortit, që ndodhet në ishullin, Hainan, në Kinë.
Referuar CNN travel, që ndoqi nga afër këtë shfaqje nënujore, fillestare veshin dy pendë, në formën e një bishti sirene, që u lejon atyre të lëvizin këmbët në mënyrë alternative. Kjo lëvizje krijon imazhin e vallëzimit në ujë, porsi një sirenë e vërtetë.
Ndërsa për zhytësit e stërvitur në këtë sport ujor, lëvizjet si të delfinëve, duke përdorur barkun dhe belin, u mundësojnë atyre koreografinë elegante, thuajëse identike me atë të sirenave, që kemi lexuar në përralla.
Disa nga pionerët e “zhytjeve sirenë”, rrëfejnë se pikërisht imazhi i krijuar nga filmat dhe legjendat i ka shtyrë ata drejt endrrës për të vallëzuar në ujë si sirena.

Ata thonë se, spektarorët e zhytjeve në akuariumet gjigante e kanë të vështirë të besojnë se, po performojnë njërëz të vërtetë dhe jo sirena.
Për popullarizimin e kësaj koreografie ujore, ata kanë përdorur shumë reklamën në rrjetet sociale dhe, sot shumë të rinj e të reja kërkojnë të ndjekin kurset e ushtrimit në “zhytjen sirenë”.