Në flakë “firzamonika”e Tiranës së Re, shoferi shpëton pasagjerët

Një autobus i linjës së Tiranës së Re mori flakë në ecje, pak minuta më parë.

Fatmirësisht nga shpërthimi në motorin e tij nuk pati asnjë pasagjer të lënduar.

Shoferi i autobusit “firzamonikë” arriti të hapë dyert menjëherë, duke iu mundësuar të gjithë pasagjerëve të dilnin me shpejtësi, sapo konstatoi defektin në motor, që fillimisht shkaktoi tym në gomat e pasme dhe më pas mori flakë.

Gazetari i “Rojtar.com”, i cili ndodhej në vendngjarje, pasi njoftoi shërbimin e zjarrëfikseve, raportoi se, flakët u vunë nën kontroll nga drejtuesi i autobusit, me një bombul zjarrfikëse, që ia sollën bizneset që ndodhen në atë zonë.

Ngjarja ndodhi në ish stacionin e fundit të Tiranës së Re, përballë ish Drejtorisë së Patentave, ku kishte shumë lëvizje këmbësorësh dhe dhjetra makina të parkuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *