“Fundjavë lirie” për 50 milionë italianë
E përditshjma italiane,”La Repubblica”, njoftoi se më shumë se 90% e italianëve do të shijojnë lirinë pas një izolimi të gjatë pandemik.
Në 15 rajonet e Italisë, ende në diskutim është rihapja e teatrove dhe muzeve, ndërsa restorantet, që ofrojnë shërbim jashtë ambienteve të mbyllura, janë prenotuar me kohë dhe nuk ka më vende.
Mbi 50 milionë italianë, këtë fundjavë do të festojnë “weekendin e lirisë”, pas kaq shumë kohësh. Edhe pse në shumicën e Gadishullit do të ketë edhe reshje shiu, fillimi i majit do të jetë një test si, për turizimin, ashtu dhe për autoritetet shëndetësore, që do të monitorojnë situatën e infektimeve.
Ndërkohë mësohet se të gjitha restorantet, teatrot dhe muzetë priten të hapen në pjesën më të madhe të Italisë.
Por, zonat e rrezikut në Itali, përsa i përket numrit të infektimeve, sërish do të duhet të tregojnë atë, që po njihet si “pasaporta e vaksinës” dhe, për ata që ende nuk kanë marrë dozën e parë të saj, mbetet në fuqi kushti i testit.
Teatrot dhe muzetë po ngrenë perdet në Romë, ndërsa publiku i tyre pritet të jetë i kufizuar dhe i detyruar të respektojë protokollet e pandemisë.
Po ashtu në plazhe dhe në parqe, policia do të shtojë kontrollet për të mos lejuar grumbullimet, ndërsa në Ostia dhe Fregene, italianët mund të shijojnë plazhin të distancuar dhe me peshqir me vete.
Gjithsesi, disa rajone të Italisë; Sardenja, Valle d’Aosta, Puglia, Basilicata, Kalabria dhe Siçilia duhet të presin monitorimet e ditës së sotme dhe mund të kenë javën e tyre të lirisë, duke nisur nga data 3 maj.
Përshtatur në shqip nga: Rojtar.com