“Ora britanike” kthehet së shpejti…
“Big Ben” do të tingëllojë përsëri nga fillimi i vitit që vjen, ndërsa restaurimi i “Elisabeth Tower” është afër përfundimit.
Restaurimi i monumentit Westminister, që deri tani ka kushtuar 80 milion paundë britanikë, pritej të përfundonte këtë vit, por punimet u zgjatën për shkak të pandemisë.
Autoritetet e Parlamentit britanik, në një deklaratë dhanë informacion rreth ecurisë së punimeve në “Elisabeth Tower”, që pritet të përfundojnë në tremujorin e dytë, të vitit 2022, duke dhënë detaje edhe rreth rivendosjes së ores së famshme “Big Ben”.
Në fillim të vitit të ardhshëm, këmbanat, përfshirë Big Ben, do të rilidhen me mekanizmin viktorian të orës dhe do të bien sërish mbi Westminster.
Kambana e famshme ka qenë kryesisht e heshtur, që nga viti 2017 për shkak të riparimeve në “Elizabeth Tower” dhe ka rënë vetëm në celebrim të ngjarjeve të rëndësishme.