Rama feston me mijëra njerëz në shesh; shkel Aktin Normativ që miratoi vetë

Kryeministri Edi Rama organizoi sot pasdite festën e fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit, duke shkelur cdo rregull anti – COVID të miratuar nga ai vetë nëpërmjet Aktit Normativ të qeverisë që ndalon grumbullimet me më shumë se 10 persona dhe që është ende në fuqi.

Ndërkohë që gjatë fushatës elektorale, kryeministri dhe drejtuesit e fushatës së PS në qarqe kanë sulmuar disa herë kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha për mitingjet sporadike që zhvillonte nëpër zona të ndryshme të vendit, sot kryeministri Edi Rama është sjellë sikur COVID të mos ekzistonte më, duke organizuar vetë një miting të mirëfilltë me mijëra pjesëmarrës në shesh.

Ndërkohë që gjatë periudhës së pandemisë, qytetarëve u janë vendosur mijëra gjoba nëpër bare, restorante, rrugë, për mosmbajtje të maskës apo grumbullimeve të palejuara, sot nuk dihet kush do t’i vendosë gjobë për shkelje të ligjit Kryeministrit që sapo fitoi 74 mandate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *