SPAK nis sekuestrimin e pasurive të ish-gjyqtarëve të shkarkuar nga Vettingu; Yuri Kim përshëndet vendimin

Gjykata e Posaçme publikoi sot në faqen zyrtare vendimin për sekuestrimin e disa pasurive të dy ish-gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo dhe Bashkim Dedja, si dhe të ish- anëtarit të Gjykatës së Lartë Shkëlzen Selimi, të tre të shkarkuar nga detyra me vendim përfundimtar nga Kolegji i Apelimit, shkalla e dytë e Vettingut.

Në njoftimin për shtyp thuhet se nga hetimi penal i kryer, rezultuan të dhëna që këta subjekte kishin në pronësi pasuri të paluajtshme, të cilat nuk i justifikonin me burime të ligjshme, apo pasuri që i kanë fshehur. Për këtë arsye, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, paraqiti në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesat përkatëse për sekuestrimin e pasurive në zotërim/pronësi të këtyre tre subjekteve.

Gjykata e Posaçme vendosi sekuestron mbi pasurinë në zotërim të shtetasit Fatos Lulo, me sipërfaqe 172 m2, e llojit Njësi/Dyqan, e ndodhur në rrugën e Durrësit, Tiranë.

  • Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.
  • Vendosjen e sekuestros mbi pasurinë në zotërim të shtetasit Bashkim Dedja, e llojit apartament, me sipërfaqe 60 m2, e ndodhur në zonën Kryemedhenj, Njësia Administrative Golem Kavajë.

. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.10, datë 23.4.2021 vendosi:

  • Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke vendosur, masën e sekuestros mbi pasuritë në pronësi/zotërim të shtetasit Shkëlzen Selimi, si vijon:
  1. 1/2 (50%) e pasurisë e llojit truall 432 m2 dhe objekt 132.25 m2 Karburant/Pikë Tregëtimi, me vendodhje Shetitore Lungomare, Vlorë, në pronësi të shtetasit Shkëlzen Selimi.

Ka qenë i menjëhershëm reagimi i ambasadores Kim, e cila komentoi:  “Gjykata pranoi kërkesën e SPAK për të sekuestruar pasurinë e ish anëtarëve të Gjykatës së Lartë e Kushtetuese të cilët nuk e kaluan vetingun. Reforma në Drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë apo perfekte-por po ecën përpara hap pas hapi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *