Çaji jeshil, ilaç për muskujt
Çaji jeshil është i njohur më së shumti për vetitë tretëse të ushqimit, por a mund të ndihmojë edhe në rikuperimin e muskujve tuaj pas stërvitjes?
Efektet e kësaj bime po diskutohen shumë në “botën e pijeve të nxehta.”
Disa pëlqejnë shumë shijen dhe efektet qetësuese të çajit jeshil, ndërsa të tjerë, duket sikur po shijojnë diçka të tmerrshme.
Por çaji jeshil është më shumë se vetëm një shije. Gjethet tradicionale të çajit Lindor po përdoren si ilaç për shëndetin mendor dhe diabetin.
Për shumicën e njerëzve, pirja rregullisht e çajit jeshil, ndihmon në tretjen e ushqimit dhe për të pasur një dozë të lehtë kafeine.
Dr. Deborah Lee nga “Dr Fox Online Pharmacy” shpjegon se çaji jeshil është i mbushur plot me katekina, substanca antibakteriale, që ndihmojnë për të riparuar dëmtimet qelizore.
Ushtrimi dhe stërvitja rrit prodhimin e oksidantëve në muskuj, duke kufizuar performancën në një periudhë afatshkurtër dhe duke dëmtuar indet në planin afatgjatë. Këto katekina, që gjenden në çajin jeshil, janë një lloj antioksidanti.
Këto gjetje janë më shumë sesa, thjesht një teori: Në një studim brazillian të vitit 2018, studiuesit zbuluan se ekstrakti plotësues i çajit jeshil mund të minimizonte dëmtimin e muskujve dhe stresin oksidues të pas stërvitjes.
Dhe kjo vërtetohet në studimin e vitit 2017, sipas të cilit, futbollistët, që kishin pirë 6 javë çaj jeshil kishin një zbritje të konsiderueshme në nivelet e malondialdehidit (MDA), treguesit të stresit oksidues.
Çaji jeshil gjithashtu ka veti anti-inflamatore, duke ndihmuar në shërimin e indeve të muskujve të dëmtuar dhe të përflakur nga strërvitjet.
“Studimet mbi kafshët kanë treguar gjithashtu se EGCG, katekina kryesore që gjendet në çajin jeshil, ndihmon në parandalimin e degradimit të kërcit në nyje“, shton Dr Lee.
Çfarë do të thotë kjo për një ushtrues mesatar? “Kjo mund t’i ndihmojë njerëzit të rikuperohen më shpejt pas një ushtrimi të lodhshëm”, thotë Alex Ruani, pedagog në Akademinë e Shkencave Shëndetësore në Londër.
Sidoqoftë, është e rëndësishme të theksohet se, jo gjithmonë shkenca është ekzakte.
“Ka një numër shumë të vogël të studimeve, që përdorin suplemente të ekstraktit të çajit jeshil, kryesisht tek atletët meshkuj“, shton Alex. “Studimet tregojnë ndryshueshmëri ndër-individuale, që do të thotë se gjetjet e ketyre studimeve nuk mund të përgjithësojnë çdo person. Megjithatë, përfitimet janë një lajm i mirë për adhuruesit e çajit jeshil dhe një nxitje për të vazhduar me këtë zakon konsumues. ”
Kur duhet të pini çaj jeshil?!
Studiuesit kujtojnë lexuesit se, çaji jeshil përmban 40 mg kafeinë dhe do të ishte mirë të shmangej konsumimi i tij para gjumit.
Ndërsa për sasinë e çajit jeshil në ditë, studiuesit nuk kanë kufizime.
Ata këshillojnë, që për një rikuperim të shpejtë të muskujve duhet të përdorni rreth 500 mg ekstrat të çajit jeshil, i cili përgatitet me afërsisht 1.25 litër ujë.
Përgatiti: Oriada Shehu
Linku i artikullit: https://www.stylist.co.uk/fitness-health/nutrition/green-tea-muscle-recovery-exercise/503390