“Beautiful things” shpërthen në duart e republikanëve
David Smith
Trump dhe aleatët e tij e parashikuan një “bombë me sahat” djalin e presidentit Joe Biden, por nuk rezultoi kështu.
Ku është Hunter?
Pyetja retorike, në lidhje me djalin e trazuar të Joe Biden, u shtrua herë pas here nga Donald Trump gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar në SHBA, por kurrë nuk mori “flake”, siç ndodhi me Hillary Clinton.
Kur u mor vesh se Hunter do të botonte një libër kujtimesh, në lidhje me luftën e tij me alkoolin dhe drogën dhe se ai do të jepte edhe intervista televizive, disa e parashikuan këtë ngjarje si një “bombë me sahat”, në 100 ditët e para të administratës “Biden”.
Përkundër parashikimeve të kundërshtarëve të Presidentit, libri i djalit të tij, u vlerësua për stilin letrar, sinqeritetin dhe sfidimin e stigmës së varësisë.
Ndërsa republikanët po përpiqen të gjejnë një linjë sulmi kundër Biden, që do të mbetet, vetë-rrëfimet e Hunter, dhanë efektin e kundërt dhe duket se skandali kësaj radhe u dëmtua nga vetë Trump.
“Ishte e habitshme sesi shpresat dhe ëndrrat e tyre u përqëndruan në varësinë e Hunter Biden, jetën seksuale të Hunter Biden, laptopin e Hunter Biden dhe interesante sesi një parti politike bazohej në asgjë ”, tha Charlie Sykes, autore e librit “How the Right Lost Its Mind”.
“A nuk e kanë krijuar ata një univers të vogël ku, asgjë nuk ka rëndësi? Ju mund të paguani një yll porn dhe nuk bën ndonjë ndryshim. A menduan vërtet se disi Hunter Biden do të bënte ndryshimin? ”
Në kujtimet e tij, të titulluara “Beautiful Things”, Hunter, 51 vjeç, rrëfen në detaje një luftë të gjatë me pijen dhe drogën, duke kujtuar se kjo betejë nisi pas ndarjes nga jeta të vëllait të tij, në 2015-ën, për shkak të një sëmundje të pashërueshme.
Hunter tregon: “Martesa ime prej dy dekadash u shpërbë, vetëm në 5 vitet e fundit, armët mu vunë në fytyrë dhe në një moment e gjeta veten të përfshirë në rrjet, duke jetuar moteleve me 59-99 dollarë/nata, ndërsa trembja familjen më shumë se veten time”.
Në një intervistë rreth librit në rrjetin televiziv “CBS”, djali i presidentit kujtoi se kishte qëndruar 13 ditë pa gjumë, duke pirë drogë dhe vodka. “Kam kaluar shumë kohë duke pirë çdo gjë, që i ngjante shumë kokainës. Unë ndoshta kam pirë më shumë parmixhano se, kushdo tjetër që ju njihni ”.
Hunter rrefën se, familja e tij në 2019, u përpoq ta bindte të niste terapinë duke ftuar në një darkë në shtëpinë e tyre, përfaqësuesit e një qëndre rehabilitimi. Hunter u largua me vrap nga shtëpia dhe i ati mezi e ndaloi: “Më kapi, më tundi fort dhe më parqafoi. Ai më mbajti ashtu fort në errësirë dhe qau gjatë gjithë kohës”.
Djali i Presidentit Biden, përdori librin e tij për të mohuar akuzat rreth anëtarësimit në bordin e “Burisma”, një kompanie gazi në Ukrainë, ku ai fitoi më shumë se 50,000 dollarë në muaj nga viti 2014- 2019.
Republikanët pretendojnë se ai përfitoi nga emri i familjes, kur babai i tij ishte Zëvëndës President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Departamenti i Drejtësisë po heton rreth dyshimeve për një shmangie të mundshme të taksave.
Kujtimet e Hunter Biden u vlerësun shumë nga shtëpitë botuese dhe njërëzit e letrave.
Stephen King e përshkruan atë si një rrëfim “tronditës, që të bën ta lexosh me se s’bën”.
Ai komenton se : “Hunter Biden provon përsëri që çdokush, madje edhe djali i një presidenti të Shteteve të Bashkuara, mund të kalërojë nëpër rrugicat e makthit“.
“Asnjë nga këto nuk u jep republikanëve municionin për të cilin shpresonin. Politikisht, libri ka qenë një qen që nuk leh (ndryshe nga qentë e vërtetë të Biden, Champ dhe Major, të cilët kanë dalë në tituj të ngjarjeve thumbuese në një korridor të Shtëpisë së Bardhë) dhe, në vend që të kthehet në një përgjegjësi, duket se përforcojnë imazhin e Biden, si mjaft i dhembshur dhe njerëzor.”
Sykes, themelues dhe kryeredaktor i faqes në internet të “Bulwark”, komentoi:
“Për të mos përmendur faktin se në kontekstin e Joe Biden që humbi dy nga fëmijët e tij dhe gruan e tij të parë në rrethana tragjike, kjo e vë historinë e Hunter Biden në një dritë krejt tjetër. Unë gjithmonë kam menduar se ishte thellësisht cinike që Trump donte ta shfrytëzonte atë si një dobësi, për të përndjekur djalin e një njeriu, që vuajti kaq shumë tragjedi “.
Përpjekjet e republikanëve për të demonizuar Hunter janë mpirë më tej nga një krizë në radhët e tyre.
Matt Gaetz, një kongresist , pro-Trump, thuhet se është nën hetim për akuzat e një marrëdhënie me një vajzë të mitur dhe pagesat për seks me gratë e rekrutuara në internet. Shumë vëzhgues e konsiderojnë Gaetz një figurë më pak simpatike sesa Hunter.
Joe Biden është larg portretit të presidentit të parë, që u përball me sulme mbi sjelljen e pasardhësve të tij, John Adams.
Presidenti i dytë, rrëfeu një herë: “Fëmijët e mi më japin më shumë dhimbje se të gjithë armiqtë e mi.”
Adams nuk e pranoi djalin e tij të tretë, Charles, një alkoolist, që humbi jetën në varfëri, në moshën 30 vjeç.