Vritet gazetari, atentatorët e pritën në parkingun afër shtëpisë
Vritet në një atentat mafioz, gazetari i televiziont “Star Tv” në Athinë, Giorgos Karaivaz.
Sipas raporteve paraprake, reporteri, u qëllua të paktën gjashtë herë dhe u vra në një sulm që sipas Gazetës Kathimerini, kishte të gjitha shenjat dalluese të një prite të planifikuar, ndërsa po kthehej në shtëpi, pak pas orës 2 pasdite.
Karaivaz, një reporter veteran i kronikës së zezë, mësohet se po kthehej në banesë, pas transmetimit të emisionit të tij në “Star TV”. Ai u zu në pritë nga atentatorët, të cilët me gjasë përdorën një armë me silenciator.
Gazetari u gjet i vdekur jashtë makinës së tij, që ai e parkonte pranë një parku të vogël afër shtëpisë.
Policia ka nisur hetimet dhe është vënë në ndjekje të autorëve, të cilët mendohet se kanë qenë në një motor dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes, menjëherë pas sulmit.