Ndërron jetë Princ Philip

Pallati mbretëror , Buckingham Palace, njoftoi pak minuta më parë, ndarjen nga jeta të princit Philip.

Bashkëshorti i Mbretëreshës së Anglisë, ndërroi jetë, sot në moshën 99- vjeçare.

Pallati Buckingham deklaroi se: ” Me pikëllim të thellë, Madhëria e saj Mbretëresha ka njoftuar vdekjen e burrit të saj të dashur, Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Princit Philip, Dukës së Edinburgut. Lartësia e Tij Mbretërore ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes në Kështjellën Windsor“.

Princi Philip, tre javë më pare u shtrua në një spital të Londrës për një ndërhyrje të specializuar.

Mjekët konfirmuan se operacioni  u krye me sukses dhe ai u kthye në Kështjellën Windsor, ku bashkë me Mbretëreshën Elisabeth II, ishin zhvendosur prej nisjes së pandemisë.

Princi u martua me Princeshën Elizabeth në 1947, pesë vjet para se të bëhej Mbretëreshë, dhe njihen edhe si çifti mbretëror, me jetën më të gjatë në historinë britanike.

Jeta e çiftit mbretëror është ekranizuar dhe Netfflix ka patentën e transmetimit të filmit të titulluar  “The Crown”.

Çifti kishte katër fëmijë, tetë nipër e mbesa dhe 10 stërnipa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *