“Statistikat” kthejnë maturën në klasë

Kryetarja e Komitetit të Ekspertëve Mira Rakacolli, në një konferencë për shtyp të papritur, tha sot se bazuar në analizat e shifrave që lidhen me situatën Covid – 19, është vendosur rikthimi në shkollë i maturantëve në të gjithë vendin, ndërkohë që mbeten pa u ndryshuar masat e tjera anti – Covid.  

Duke u bazuar në shifrat e SARS-COV 2 në moshat 15-20 vjeç, maturat të fillojnë mësimin në klasë. Është një masë vijimësia e të cilës do të kushtëzohet nga shifrat që do të monitorohen. Maturat duhet të zbatojnë me shumë rigorozitet protokollet e sigurisë për mbrojtjen”, deklaroi Dr. Rakacolli pas mbledhjes së zhvilluar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Masat e tjera do të mbeten njëlloj, siç është ora policore: 20:00-06:00, baret e restorantet do të punojnë deri në orën 20:00 dhe njëkohësisht mësimi do të vazhdojë online për të gjitha nivelet e tjera të sistemit arsimor.  

Deri tani, në vendin tonë janë shënuar 2227 viktima, 31 mijë e 879 të sëmurë aktivë dhe 90 mijë e 617 të shëruar. Ndërsa numri i të vaksinuarve, sipas ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shkuar në 119 mijë e 123 në total. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *