Pfizer/BioNTech 100% e sigurt !

Kompania farmaceutike deklaroi pak minuta më parë se faza e tretë e studimit për efikasitetin e vaksinës provoi se Pfizer/BioNTech ofron 100% mbrojtje për fëmijët 12-15 vjeç.

Gjetjet e studimit, ku u përfshinë mbi 2.200 fëmijë, të vaksinuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës japin shpresë për sigurinë e vaksinave si i vetmi mjet për luftimin e virusit Covid 19, që ka shkaktuar miliona viktima dhe prej më shumë se 1 viti, ka paralizuar jetën në të gjithë Botën.

Por ndërsa rritet siguria e vaksinës Pfizer/BioNTech, rritet edhe presioni i vendeve për të marrë sa më parë sasitë e porositura, përmes kontratave “top sekret”, një politikë strikte e kompanisë, qē deryroi edhe deputetët e Parlamentit të Shqipërisë që si asnjëherë më parë, të votonin pro një dokumenti që nuk mund ta lexonin.

Kontrata më pas rrodhi në median “Gogo.al”, e cila dha detaje për kushtet dhe sasinë prej 500 mijë dozash, të porosituara nga Shqipëria, të dakordësuar  për të ardhur në muajt janar, shkurt afro 42 mijë doza dhe në vjeshtë dhe dimër 458 mijë dozat e fundit.

Deri më tani, në Shqipëri kanë mbërritur vetëm 10 mijë doza nga 42 mijë të planifikuara në kushtet e kontratës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *