KPA nxjerr jashtë sistemit të drejtësisë prokurorin e dosjes “Babale”, Përparim Kulluri

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot, unanimisht, shkarkimin përfundimtar nga detyra të prokurorit të Krimeve të Rënda, Tiranë, Përparim Kulluri, duke lënë kështu në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.   

Përparim Kulluri, që etiketohet si prokurori i dosjes së njohur “Babale”, e ka nisur karrierën në drejtësi në vitin 2004. Nga viti 2008 deri në vitin 2013, Kulluri ka ushtruar detyrën e Kryeprokurorit të Shkodrës. Ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani e riktheu Kullurin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në vitin 2013 me dekret të posaçëm.  

Njoftimi i plotë i KPA-së   

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ardian Hajdari relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.1/2020, datë 08.01.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Përparim Kulluri, kundër vendimit nr. 202, datë 06.11.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. 

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: 

  1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 202, datë 06.11.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Përparim Kulluri
  2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. 

U shpall sot, në Tiranë, më datë 31.03.2021. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *