Arrestimet në Elbasan, prokurorëve ju rrezikohet jeta

Policia mori në mbrojtje prokurorët e Elbasanit, pas arrestimit të një prej të dyshuarëve si urdhërues për vrasjen e dyfishtë në Elbasan, një ngjarje e ndodhur në vitin 2012, ku u ekzekutuan në mënyrë të dhunshme në shtëpinë e tyre të ndjerët Gentian Neziri dhe babai i tij.

Prokurorët Kreshnik Ajazi dhe Ritvan Suka, referuar burime kanë kërkuar mbrojtje edhe për familjet e tyre, pasi ndihen të rrezikuar pas firmosjes së urdhër-arresteve për Ardian Çapajn, tashmë i ndaluar dhe Florenc Çapaj në arrati.

I ndaluari si, i dyshuar për porositjen e vrasjes së dyfishtë, Ardian Çapaj mësohet se pas arrestimit më datë 29 mars, është transferuar në një spital në Tiranë për shkak të problemeve shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *