Aloe vera, si ta përdorim për lëkurën dhe flokët
Përvecse është tonik i shkëlqyeshëm për mëlçinë dhe pastruese e metabolizmit, ndihmon rregullimin e sheqerit dhe yndyrave, Aloe vera na ndihmon të mbajmë të re lëkurën dhe flokët. Ja disa këshilla se si mund ta përdorni aloe verën në të përditshmen tuaj:
Përtëritja e flokëve
Xheli i aloe verës është mjet i shkëlqyeshëm për rinimin dhe pengimin e rënies së flokëve. Mund ta bëni tonikun tuaj për flokë në shtëpi.
Merrni një fletë aloe vere, ndajeni përgjysmë për së gjati dhe nxirrni xhelin nga brendia. Pastaj në një enë përzieni 1 vezë, xhelin aloe verës të nxjerrë nga fleta dhe 2 – 3 lugë vaj ulliri. Me këtë përzierje bëni masazh qimeve të flokëve.
Mbuloni flokët me peshqir të ngrohtë 10 minuta, pastaj hiqeni peshqirin dhe mbani maskën edhe 40 minuta. Flokët shpëlani mirë dhe stilizoni sipas dëshirës. Për rezultate të dukshme përsëriteni maskën 2 – 3 herë në javë në një periudhë prej disa muajve.
Maska ushqyese për flokë
Nëse dëshironi t’i zbusni, t’i ushqeni flokët tuaja të dëmtuara dhe të nxisni rritje të shëndetshme të flokëve, atëherë provoni maskën ushqyese të aloe verës. Si edhe te toniku për qime flokësh, nxirrni xhelin nga fleta e aloe verës dhe nga brendia e fletës së përgjysmuar.
Përzieni me pure avokadoje, mjaltë dhe vezën. Lyeni gjatësinë e gjithë flokëve. Pastaj mbuloni flokët me kapelën e dushit apo me folie të tejdukshme dhe lërini ashtu së paku 1 orë.