Evropa në bisedime me “CanSino” për vaksinat
BBC-ja duke iu referuar një burimi të agjencisë kineze të lajmeve raportoi se me kompaninë e vaksinave “CanSino” po negociojnë disa vende të Bashkimit Europian.
Deri tani nga vendet e BE-së, vetëm Hungaria ka miratuar përdorimin urgjent të vaksinës kineze.
“Global Time” gjithashtu konfirmoi se Polonia është e interesuar për vaksinën kineze dhe disa vende jashtë Bashkimit Europian.
Kina e injektoi vaksinën fillimisht në trupat ushtarake dhe më pas nisi vaksinimin në popullatë.
Pakistani dhe Meksika mësohet se janë ndër të parat që kanë përdorur vaksinën kineze.
Në Ballkanin Perendimor, Serbia po ashtu ishte i pari vend që lidhi kontratë me kompaninë kineze.
Prej dy ditësh Shqipëria ka nisur vaksinimin masiv të popullatës me një sasi vaksinash kineze, të siguruara nga Turqia.
Referuar burimeve qeveritare, Shqipëria do të marrë gjithsej 1 milion vaksina “CanSino” deri në qershor të këtij viti, duke synuar të vaksinojë afro gjysmën e popullsisë në vend.