Prishtinë: Ish deputetja shpallet fjatore, tentoi të ndezë bombolën e gazit në Parlament

Ngjarja në vitin 2016, deputetja e “Vetëvendosjes” u përpoq të ndizte bombolën e gazit, dy deputete e ndalojnë, lëndohet njëra prej tyre.

Ish deputetja e Kosovës, Shqipe Pantina u dënua me 6 muaj burg dhe 400 euro gjobë për tentativën e ndezjes së një bombole gazi në Kuvendin e Kosovës, në seancën plenare të 27 shkurtit 2016, nga ku mbeti e lënduar edhe një deputete  në legjislaturën e asaj kohe.

Gjykata Themelore në Prishtinë, gjatë shpalljes së vendimit, deklaroi se ish deputetja shpallet fajtore për dy vepra penale “ Armëmbajtje pa leje” dhe “Sulm ndaj personave zyrtarë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”.

Shqipe Pantina përveç 6 muajëve burg me kusht dhe gjobës 400 euro do të paguajë edhe shpenzimet e gjyqit.

Shqipe Pantina ishte përfaqësuese e Lëvizjes “Vetëvendosje” ( LVV) deri në vitin 2018, kur u dorëhoq nga të gjitha funksionet e saj politike, duke e akuzuar “Vetëvendosjen” për sjellje autoritariste ndaj mendimit ndryshe në parti.

Shqipe Pantina ishte Kryetare e Lëvizjes “Vetëvendosje” në Klinë dhe anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *