BE 276 mln euro për rindërtimin e kampeve në Greqi
Brukseli aprovon një fond prej 275 milion euro për rindërtimin e 5 kampeve të emigrantëve që mbahen prej vitesh në ishujt grekë në kushte çnjerëzore.
Lajmin e konfirmoi Komisionerja europiane për Migracionin, Ylva Johansson gjatë vizitës së saj në Lesbos, këtë të hënë, e cila njëkohësisht i bëri thirrje Turqisë që të pranojë emigrantët që ka dërguar në Greqi pas refuzimit të kërkesës së tyre për azil.
Përfaqësuesja e Komisionit Europian udhëtoi personalisht drejt Athinës për t’i kërkuar qeverisë greke të nisë ndërtimin e kampeve në ishujt Samos, Chios, Kos e Lesbos përpara dimrit, me qëllim përmirësimin e kushteve të pritjes së mbi 14 000 emigrantëve që qëndrojnë aty në pritje të përfitimit të azilit në BE.
Komisionerja Johansson u bëri gjithashtu thirrje autoriteteve në Ankara të rimarrin emigrantët që iu refuzuan azilin në Turqi, duke njoftuar se Presidentja e Komisionit Europian Ursula Van der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel do të takohen në 6 prill në Ankara me Presidentin turk, Rexhep Tayyip Erdogan.
Vizita e Komisioneres europiane për Migracionin u prit me denostrime në Athinë. Mbi 300 persona protestuan para hotelit ku ajo mbajti konferencën për shtyp me zyrtarët grekë të migracionit.
Artikulli i Radio France Internationale u përshtat në shqip nga Rojtar.com