Manchester United, 90 milionë euro për mesfushorin e Lazios

Manchester United ka siguruar blerjen e parë verore, sipas tabloidit britanik “The Sun”.

Sipas “The Sun”, Manchester arriti marrëveshjen për blerjen e mesfushorit të Lazios, Sergej Milinkovic-Savic, për 90 milionë euro.

Me gjithë ngurrimin në fillim të trajnerit Jose Mourinho, për shumën, ai ka vendosur ta transferojë serbin, duke marrë parasysh pensionimin e Michael Carrickut dhe largimin e mundshëm të Marouane Fellainit.

Kjo vlerë do ta bëjë Milinkovic-Savicin lojtarin e dytë më të shtrenjtë të Premierligës, pas Paul Pogbas.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *