Jeni të kërcënuar nga mbipesha? Ja sepse

Studimet tregojnë se gjumi i paktë nxit zhvillimin e gjeneve që lidhen me obezitetin. Kush fle më pak se shtatë orë, favorizon kështu gjenet që shkaktojnë mbipeshën. Ndërsa e kundërta ndodh nëse flini më shumë se nëntë orë.

Rezultatet e kërkimit treguan se, për ata që flinin më pak se shtatë orë, rreth 70 për qind të ndryshimeve në peshë e kishin gjenetike. Në personat që flinin më shumë se nëntë orë në ditë, vetëm 32 për qind e ndryshimeve të peshës shkaktoheshin nga gjenet.

Sipas “Nathaniel Ëatson”, drejtues të këtij studimi, rezultatet sugjerojnë se gjumi i paktë është favorizues për zhvillimin e gjeneve shkaktare të obezitetit. Nga ana tjetër, orari i plotë i gjumit është faktor mbrojtës.

Po sipas disa studimeve vitin e shkuar, mungesa e gjumit shkaktonte rritjen e presionit të gjakut te femrat, por jo të njëjtat rezultate u konstatuan edhe te meshkujt

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *