Shkrumbohet fabrika e riciklimit, denoncimi i ish-Kryeministrit

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar lidhur me zjarrin që shkrumboi fabrikën e riciklimit në Kashar dhe pasojat që shkakton tymi toksik dhe kancerogjen për mijëra banorë të Tiranës. Berisha shkruan se bashkia dhe qeveria nuk morën asnjë masë për situatën e krijuar, as duke zhvendosur banorët, as duke shpallur gjendje emergjence.

“Rrezikohet nga gazi helmues, jeta e dhjëtra-mijëra qytetarëve!

Të dashur miq, re të zeza gjigante tymi toksik helmues dhe kancerogjen mbulojnë Tiranën, nga djegia e fabrikës së madhe të plastikës në Kashar! Helmet e djegies së lëndëve plastike dhe solventeve të tyre janë shumë të rrezikshme, toksike dhe kancerogjene!

Bashkia dhe qeveria asnjë masë, asnjë evkuim apo gjendje emergjence civile. Qytetarët e Kasharit dhe Tiranës në mëshirë të fatit!” – shkruan Berisha.

Nga zjarri që ra sot në fabrikën e riciklimit në Kashar, ka mbetur pa energji elektrike zona e Unazës së Re dhe Mëzezit.

OSHEE njoftoi se prej zjarrit është djegur djegur plotësisht një kabinë, pjesë e linjës që furnizon Unazën e Re dhe Mezëzin. Grupet e punës së OSHEE-së, morën masa të menjëhershme në terren për ruajtjen e sigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *