A jemi të vetëm në univers? Studimet e pohojnë
Kjo është pyetja e madhe, që shtrohet nga studiuesit e hapësirës: Jemi të vetëm, apo ka forma të tjera inteligjente në univers?
Teoritë në lidhje me këtë janë të shumta e të larmishme. Disa janë më të besueshme, të tjera duken të pamundura, siç ishte rasti i asaj të paraqitur në vitin 2015, nga një grup studiuesish që pretendojnë se njerëzimi po vrojtohet nga alienët.
Një teori e re po qarkullon së fundmi, nga shkencëtarët Adam Frank dhe Woodruff Sullivan, profesorë pranë Universitetit të Uashingtonit.
Ata thonë se alienët kanë ekzistuar në univers, por njerëzimi nuk do të vihet kurrë në kontakt me ta sepse janë zhdukur.
Argumenti më i fortë për këtë teori i dy studiuesve, është ai që niset nga vrojtimi i yjeve dhe sistemeve yjore.
“Një e pesta e sistemve yjore kanë planete me orbita në atë që njihet, si zona e jetës. Pra, në gjithë këtë hapësirë, ka më mijëra planete që mundësojnë jetën”, – thonë ata.
Me të tillë dendësi planetesh ku mund të ketë jetë, shkencëtarët thonë se është e pamundur që, nëse do të kishte një formë inteligjente jashtëtokësore, të mos kishim rënë qoftë edhe në një gjurmë të saj.
Sipas tyre, qytetërimet aliene shfarosen para se të prodhojnë teknologjinë e nevojshme për të udhëtuar ndër yje, pra, para se të zbulohen apo kontaktohen edhe nga njerëzit dhe të njëjtin fat, ata paralajmërojnë edhe për vetë njerëzimin.