Koreja e Jugut i jep fund propagandës, para bisedimeve

Koreja e Jugut i ka dhënë fund transmetimit të propagandës nëpërmjet altoparlantëve gjatë kufirit me Korenë e Veriut, në prag të bisedimeve të nivelit të lartë që priten këtë këtë javë.

Në Jug ka dhjetëra artoparlantë në zonën kufitare, prej nga shpërthen që nga muzika K-pop deri tek edicionet e lajmeve kritike për Veriun

Transmetimet mund të dëgjohen nga trupat e Kim Yong-un, vendosur përgjatë kufirit civil në zonë.
Seuli tha se i mbylli ato, për t’i paraprirë klimës së bisedimeve të së premtes.
Nga ana tjetër, edhe Koreja e Veriut ka sistemin e vet të folësve në kufi, për t’iu kundërpërgjigjur Seulit dhe aleatëve të tij me të njëjtën monedhë. Ende nuk dihet, nëse edhe Koreja e Veriut do të veprojë po njësoj për propagandën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *