Victoria Beckham feston ditëlindjen e 44-ët
Victoria Beckham ka festuar ditëlindjen e 44-ët, nën shoqërinë dhe atmosferën e ngrohtë të bashkëshortit David dhe katër fëmijëve.

Ish-anëtarja e grupit ‘Spice Girls’, tashmë stiliste në karrierë, ka postuar në Instagram fotografinë e festës së ditëlindjes, ku është e rrethuar nga djemtë Brooklyn, 19, Romeo, 15, Cruz, 13 vjeç dhe vajza e vetme e saj, 6-vjeçarja Harper.

Menjëherë pas fotos së parë, nuk vonoi edhe një tjetër, ku zonja Beckham shfaqet në krah të të dashurit të saj të zemrës, bashkëshortit David Beckham dhe mëse e lumtur.