Amazon u jep më shumë mundësi blerësve në rrjet
Kompania ‘Amazon’ njoftoi sot konsumatorët për mundësinë e blerjeve ndërkombëtare, në më shumë se 45 milionë produkte nga SHBA-ja.
Kompania ka bërë kështu një hap përpara në shërbimet e tregut online, duke shtuar edhe këtë mundësi dhe duke e bërë më të përdorshëm aplikacionin në telefonët e zgjuar.
Mes mundësisë së blerjeve ndërkombëtare, konsumatorët mund të kërkojnë për produktet e tyre të preferuara në pesë gjuhë, përfshirë atë spanjolle, angleze, kineze, braziliane, portugeze dhe gjermane, ka njoftuar të martën ‘Amazon’.
Aplikacioni do të përllogarisë edhe çmimin e transportit dhe disa detaje tjera.