Situata ka qenë e rëndë. Pesë nga të lënduarit janë transportuar për mjekim në Spitalin e Djegieve në Tiranë, ku dy prej tyre kanë pësuar djegie të konsiderueshme trupore.
Një tjetër i lënduar po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës.
Flakët kanë shkaktuar edhe dëme të shumta materiale në hotel.
Nga hetimet paraprake, përfshirë këqyrjen e kamerave të sigurisë, policia ka konstatuar se zjarri ka qenë aksidental.
Sipas hetuesve, flakët dyshohet se janë shkaktuar nga djegia e prizës elektrike të frigoriferit, i cili ndodhej në ambientet e restorantit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të ngjarjes.



