“1 Maji”, punëtorët protesta në mbarë botën

Punëtorët dhe aktivistët në mbarë botën e festuan “1 Majin” me protesta, duke u kërkuar qeverive që të trajtohen të drejtat e tyre.

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve është festë publike në shumë vende.

 

Mijëra njerëz protestuan në rrugët e Athinës, duke kërkuar vende të reja pune dhe më shumë të drejta për punëtorët. Sistemi i metrosë dhe autobusët në kryeqytetin grek, operuan në orare të reduktuara.

 

Në më shumë se 70 qytete në Spanjë, po ashtu u protesta me kërkesat për barazi gjinore, rroga dhe pensione më të larta.

 

Në Turqi, policia arrestoi dhjetëra protestues, që bënë përpjekje për të marshuar drejt sheshit “Taksim” në Stamboll. Autoritetet turke i ndaluan protestat në këtë shesh, duke bërë thirrjë për sigurinë.

Protesta janë shënuar edhe në Rusi, Ukrainë, Korenë e Jugut, Indonezi dhe të tjera vende.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *