5 asteroidët që sot do t’i kalojnë shumë pranë Tokës
Një grup prej 5 asteroidësh pritet të “rrëqethin” Tokën, gjatë kësaj të diele, njëri nga të cilët, më i madh sesa katedralja “St Paul” e Londrës.
NASA njoftoi se shkëmbinjtë hapësinorë do të nisnin fluturimin rreth orës 10:29 të mëngjesit, për t’iu afruar më pranë Tokës, në 21:15 të mbrëmjes.
Agjencia parashikon se i pari që do të përafrohet është “2013 US3”, më i madhi i asteroidëve me një perimetër rreth 360 metra. Sa i përket gjatësisë, ai është mbi trefishi i katedrales “St Paul”, që fund e krye rezulton 111 metra e lartë. Ai pritet të ketë një shpejtësi prej 27.600 km në orë, sipas TCh.
Më vonë, do të nisë afrimin me planetin tonë “2018 GO4”, në 12:34 pas mesdite, me perimetër rreth 68 metra. Në mbrëmje, shkëmbi “monstër” i njohur me emërtesën “2018 GY1” pritet të afrohet rreth orës 18:20. Ky i fundit, thuhet të ketë një perimetër rreth 240 metrash, që është më i madh sesa “Golden Gate Bridge” në San Françisko, me lartësi 227 metra nga sipërfaqja e ujit e deri në majë të kullave.
Në fund, asteroidi “2018 FV4”, në orën 19:13, dhe ai “2002 JR100”, në orën 21:15.
Për fat të mirë, më i afërti i tyre do të jetë “2013 US3”, në një distancë prej 2.4 milionë miljesh larg. Por, ky grup ka tërhequr vëmendjen e NASA-s, saqë i ka përfshirë në një studim me 4 të tjerët.
Asteroidi më i shpejtë do të jetë “2018 GYI”, që do t’i drejtohet Tokës me një shpejtësi marramendëse prej 60 mijë km në orë.