Tirana e “1 Majit”, ‘festë-protestë’ në kodrat e liqenit
Me plot 180 mijë shqiptarë në radhët e të papunëve, Tirana në ditën ndërkombëtare të punëtorëve ishte thuajse zakonshëm, një kryeqytet i rrëmujshëm, por qetësisht në ‘festë-protestë’.
Në Tiranë, sot pati dy aktivitete, nga organizta politike këto. Një protestë që nisi në orën 9:00 të mëngjesit, përpara ministrisë së Energjetikës, për denoncimin e jetëve të humbura në miniera.
Protesta e dytë ishte në sheshin “Garibaldi”, në Kombinat, ku punëtorët e fasonerive kërkuan të drejtat e mohuara në punë.
Ende jo në një hap me marshimet e qytetarëve në vendet e zhvilluara, pjesëmarrja në protestat simbolike të Tiranës, mbetet tepër e vogël.
Edhe ky “1 Maj”, ftoi pjesën më të madhe të qytetarëve, të çlodhen në kodrat e liqenit artificial.