Në fakt, sa gota ujë na nevojiten në ditë?

Legjendat urbane na kanë shoqëruar gjithë jetën, sidomos kur bëhet fjalë për shëndetin.
Më poshtë do të gjeni nga AgroWeb.org një listë me disa prej pretendimeve dhe këshillave mjekësore, që janë ose jo të vërteta

8 Gota Ujë Në Ditë?

Nuk është e nevojshme të numëroni gotat.
Studimet kanë treguar që njerëzit që pijnë një gotë ujë kur janë të etur, marrin mjaftueshëm për të qenë të shëndetshëm dhe të hidratuar.
Lëngjet, supa dhe perimet ju ofrojnë doza të majftueshme oksigjeni.
Mirë është të pini ujë, por pa e tepruar, pasi mund edhe të prekeni nga mbidoza e ujit.
Mbidoza shkaktohet nga konsumi i një sasie të madhe uji menjëherë, apo kur pini më shumë sesa kërkon organizmi.

Veza Të Bën Dëm Për Zemrën?

Dy vezë në ditë nuk e shtojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, thonë studimet e Harvardit.
Vezët përmbajnë omega-3, aminoacide të nevojshme për shëndetin e zemrës.

Nëse Ke Ftohtë, Do Të Ftohesh?

Nëse kaloni shumë kohë në ajër të ftohtë, nuk do të thotë që domosdoshmërisht do të sëmureni.
Përkundrazi, studimet kanë konfirmuar se njerëzit që kalojnë disa orë në temperatura nën zero janë më të shëndetshëm.
Bakteret lulëzojnë në ambiente të ngrohta dhe të mbyllura.

Multivitaminë Çdo ditë?

Multivitaminat mund të merren vetëm nëse i rekomandon mjeku.
Ato nuk mund t’i zëvendësojnë ushqyesit që nuk I merrni nga ushqimet.
Konsumoni sa më shumë fruta, perime, drithëra dhe vaj ulliri, për të marrë vitaminat që ju nevojiten.

Mos Dilni Pa Mëngjes, Për Të Rënë Në Peshë?

Vakti i mëngjesit mban larg urinë, por rënia në peshë është pak e tepruar.
Megjithatë, varet çfarë ushqimesh konsumoni për mëngjes, ndjekur nga dreka dhe nga darka.

Sheqeri i Bën Fëmijët Hiperaktivë?

Sheqeri është i dëmshëm për fëmijët, por kjo nuk do të thotë se ata bëhen hiperaktivë ose humbasin përqendrimin.
Prindërit, thjesht presin që kjo të ndodhë dhe fajësojnë sheqerin për sjelljen e fëmijëve.

Kërcitja e Gishtërinjve Shkakton Artrit?

Kërcitja e gishtërinjve nuk shkakton artrit. Zhurma vjen nga formimi i gazrave në mes të kockave të gishtave.
Kërcitja nuk luan asnjë rol në formimin ose jo, të kësaj sëmundjeje
Por, mirë është të mos e bëni, pasi po t’i kërcisni gjatë gjithë kohës, duart do t’ju enjten dhe do të ndjeni shtrëngim në kocka. /Agroweb.org

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *