Manchester United mund Arsenalin në minutën e fundit

Manchester United mposhti 2-1 Arsenalin në “Old Trafford”. Manchester United ka marrë pikët e plota kundër Arsenalit, në ndeshjen e zhvilluar në “Old Trafford”, e vlefshme për xhiron e 36-të në Premierligë, me fitoren 2-1.

Golin e tri pikëve e shënoi mesfushori belg, Marouane Fellaini, në minutën e 92’-të, ndërsa goli i parë u shënua nga Paul Pogba (16’).

Për Arsenalin, shënoi Henrikh Mkhitaryan në minutën e 51-të.

Pas kësaj fitoreje, Manchester United ka shkuar në kuotën e 77 pikëve, duke blinduar vendin e dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *