Trump refuzon sërish darkën me gazetarët, takon votuesit në Miçigan

Presidenti amerikan, Donald Trump, sërish nuk ka marrë pjesë në darkën tradicionale të gazetarëve të akredituar në Shtëpinë e Bardhë.
Trump anashkaloi përsëri darkën me korrespondentët, duke shënuar një fazë të re në marrëdhëniet e tij të stuhishme me mediat. Qysh se u vendos në Shtëpinë e Bardhë, Trump i ka sulmuar vazhdimisht mediet, duke i quajtur si “të pandershme”, “armiq të popullit” dhe “parti opozitare”.

Duke ju drejtuar gazetarëve dhe të personazheve të njohura në Uashington, korrespondenti i “Reuters” në Shtëpinë e Bardhë, Jeff Mason, mbrojti profesionin e tij, duke thënë se “puna jonë është të tregojmë faktet dhe t’u rikujtojmë udhëheqësve përgjegjësitë e tyre”.

“Ne nuk jemi ‘Fake News’, nuk jemi armiku i popullit amerikan”, – u shpreh Mason.

Pra, Presidenti amerikan në vend që të përballet në Uashington, me përfaqësuesit e mdieve, që i denigron vazhdimisht, këtë vit zgjodhi të shkojë në një takim me votuesit e tij, në Miçigan.

Është viti i dytë radhazi, që Trump i ikën darkën vjetore të gazetarëve të akredituar në Shtëpinë e Bardhë (vitin e kaluar, ai fluturoi në një takim në Pensilvani), që tradicionalisht është shkëmbim batutash midis një komediani dhe presidentit, para një numri të madh audience ku shfaqen shpesh yjet e Hollivudit.

“Pse duhet të mbyllem në një dhomë, me një grup njerëzish të majtë që më urrejnë?”, – ka qenë qëndrimi i kreut të Shtëpisë së Bardhë, bërë publik nga partia republikane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *