Vrasja e 4 protestuesve në Gaza, BE: Të hetohet

Bashkimi Evropian i bëri thirrje ushtrisë izraelite të mos përdorë forcën ndaj protestuesve të paarmatosur, si dhe të hetohet vrasja e katër personave në protestat e fundit, në Rripin e Gazës.

“BE i bën thirrje forcave të mbrojtjes në Izrael, të mos përdorin armët ndaj protesutesve të paarmatosur”, – tha gjatë një deklarate zëdhënësja e shefes për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë në BE-së, Federica Mogherini.

“Siç e kemi thënë vazhdimisht, prioritet duhet të jetë parandalimi i çdo përshkallëzimi të mëtejshëm të dhunës dhe humbjes së jetëve”, – thuhet në deklaratë, ku po ashtu bëhet thirrje për “hetim të plotë, në mënyrë që të kuptohet se çfarë ka ndodhur në të vërtetën”.

Të premten, katër persona, përfshirë një person me aftësi të kufizuara dhe një 15-vjeçar, u vranë gjatë përleshjeve mes të forcave izraelite dhe protestuesve, në kufrin mes Izraelit dhe Rripit të iGazës, – raporton REL.

Prej disa javësh, palestinezët në Rripin e Gazës janë ngritur në protesta. Ministria e Shëndetësisë në Palestinë, ka raportuar për 39 të vrarë gjatë protestave.
Palestinezët kërkojnë që refugjatët e zhvendosur të kthehen në shtëpitë e tyre, tashmë të konsideruara në territorin që i takon Izraelit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *