Grabitet trofeu i ‘Europa League’ në Meksikë
Diçka e pabesueshme ndodhi në Meksikë: trofeu i ‘Europa League’, që ishte pjesë e një turi promocional në këtë vend, u vodh teksa ishte në një furgon në Guanajauto, lajm që u publikua nga mediat vendase.
Për fatin e mirë, zhdukja e trofeut të dytë për nga rëndësia në futbollin evropian nuk zgjati shumë, pasi shpejt autoritetet meksikane bënë të ditur rigjetjen e tij nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter.
Trofeu i ‘Europa League’, që është dizenjuar nga një laborator italian, është 65 cm i lartë, 33 cm i gjerë dhe ka një thellësi prej 23 cm. Trofeu që peshon 15 kg është i punuar me argjend dhe ka një piedestal të mermertë.
‘Eropa League’ ka arritur në fazën gjysmëfinale të saj, fazë ku Arsenal-Atletico Madrid dhe Salzburg-Olympique Marseille do të luftojnë për një vend në finale, që do të luhet në datën 16 maj, në Lion. /TCH/