Është princi Charles, që do ta drejtojë Komonuelthin

Princi i Uellsit do të jetë udhëheqësi i radhës i Komonuelthit.

Mbretëresha Elizabeth, u shpreh se është “dëshirë e saj e sinqertë”, që princi Charles ta pasojë atë “një ditë”.

Roli nuk është i trashëguar dhe kësisoj, nuk do të kalonte automatikisht te Princi i Uellsit, pas vdekjes së Mbretëreshës.

Udhëheqësit e Komonuelthit e kanë diskutuar çështjen në një takim me dyer të mbyllura, në kështjellën Windsor.

Komonuelthi është një organizatë ndërqeveritare e 53 shteteve anëtare, që janë kryesisht territore të ish-Perandorisë Britanike.

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, si dhe kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, kanë dhënë më herët mbështetjen e tyre për princin Charles.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *