Basha-Mogherini takimi në klubin e aeroportit
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1854569471260892/
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Shefja e Politikës së Jashtme në BE, Federica Mogherini u takuan në aeroportin e Rinasit, ndërsa njëri kthehej nga Gjermania dhe tjetra nisej për në vizitat e planifikuara në rajon.
Në vidion e publikuar nga Basha, të dy e konsideruan një takim të pazakontë teksa përqafoheshin në hollin e klubit “VIP” të aeroportit “ Nënë Tereza” në Tiranë.
Në takim Mogherini shoqërohej nga kabineti i saj dhe Ambasadorja e Delegacionit të BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin.