HomeLajmeZjarri në hotelin në Vlorë, 6 të lënduar, 2 me djegie të...

Zjarri në hotelin në Vlorë, 6 të lënduar, 2 me djegie të rënda! 5 janë nga Kosova, një nga Rrësheni

Situata ka qenë e rëndë. Pesë nga të lënduarit janë transportuar për mjekim në Spitalin e Djegieve në Tiranë, ku dy prej tyre kanë pësuar djegie të konsiderueshme trupore.

Një tjetër i lënduar po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Flakët kanë shkaktuar edhe dëme të shumta materiale në hotel.

Nga hetimet paraprake, përfshirë këqyrjen e kamerave të sigurisë, policia ka konstatuar se zjarri ka qenë aksidental.

Sipas hetuesve, flakët dyshohet se janë shkaktuar nga djegia e prizës elektrike të frigoriferit, i cili ndodhej në ambientet e restorantit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments