Konferenca e OKB-së, Lavrov nis të flasë, përfaqësuesit e vendeve të BE-së braktisin sallën

Një situatë aspak e zakontë ka ndodhur sot në Konferencës e OKB-së për Çarmatimin në Gjenevë, si një përgjigje e fortë kundërshtuese për atë çka po bën Rusia në Ukrainë, raporton CNN.
Përfaqësuesit nga Evropa dhe aleatët e tjerë u larguan nga salla teksa nisi të fliste përmes një video-lidhje në distancë ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov. Një video e postuar nga delegacioni francez tregonte dhjetëra zyrtarë që largoheshin nga dhoma, teksa fliste Lavrov.
Gjatë fjalimit të tij në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Lavrov tha se nuk mori pjesë personalisht për shkak të atyre që ai i quajti masa “të egra” nga Bashkimi Evropian në zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *