Britania do të bllokojë pasurinë e rusëve të lidhur me Putin
Kryeministri britanik, Boris Jonhson deklaroi në Parlament se, Britania do të dyfishojë sanksionet kundër Rusisë, nëse Presidenti Vladimir Putin nuk heq dorë nga kërcënimet e tij.
Referuar BBC-së, Jonhson ka premtuar gjithashtu se, Britania do të përdorë afro 20 milionë paund nga Fondi i Emergjencave për t’i ardhur në ndihmë Ukrainës.
Ndërkaq, lideri i opozitës, Keir Starmer i bëri thirrje Kryeministrit të ndërmarrë sanksione kundër rusëve të lidhur me Presidentin Putin. Ai tha se Roman Abramovich, pronar i Klubit sportiv “Chelsea” është një nga këta persona, duke kujtuar lidhjet e tij me Rusinë dhe praktikat korruptive. Lideri opozitar në Britani ngriti shqetësim edhe për zv Kryeministrin rus, Igor Shuvalov, duke theksuar se ai zotëron dy apartamente në Londër, shumë afër ndërtesës së Parlamentit.
Në lidhje me deklaratat në Parlament, BBC kontaktoi për një koment z. Abramovich, i cili mohoi të ketë lidhje të ngushta financiare me Vladimir Putin dhe Kremlinin.