Basha në “derën” e Merkel
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nis lobimin në Berlin për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Lideri i së djathtës shoqërohet nga një grup i ngushtë deputetësh të PD-së, mes tyre dhe Kryetarja e Forumit të Gruas, Albana Vokshi.
Në “oborrin” e socialistëve konfirmohet se në javën e ardhshme Komisioni Europian do të japë rekomandimin për çeljen e negociatave. Ndërsa Parlamenti Europian mblidhet në datat 28-29 qershor për vendimin.